“Bejan ibn Amri më ka thënë: Na ka treguar Nadri, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu se Muxhahidi rrëfen: “Ishim në një ndejë me Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe u përmend se Dexhalli, mes dy syve, ka të shkruar “kafir (jobesimtar)" ose “K-F-R (ك ف ر)”, e në atë rast Ibn Abasi tha: “Këtë nuk e kam dëgjuar, por di se ka thënë: “Sa për Ibrahimin, ai më ngjan mua, kurse Musai është flokëkaçurrel zeshkan, hipur mbi një deve të kuqe me frerë nga gjethet e palmës; sikur po e shoh tek lëshohet nëpër luginë.””