“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahman Kureshiu, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ibrahimi ﷺ është bërë synet në moshën tetëdhjetëvjeçare, me sqepar .” Ebu Jemani na ka thënë: “Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, i cili ka thënë: "Me sqepar.” (Transmetimin e) Mugire ibn Abdurrahmanit e ka fuqizuar Abdurrahman ibn Is'haku nga Ebu Zinadi. Po ashtu atë e ka fuqizuar Axhlani nga Ebu Hurejra. Po ashtu atë e ka transmetuar Muhamed ibn Amri nga Ebu Seleme.”