“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Amër ibn Ebu Amri, i çrobëruari i Mutalibit, se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e pa kodrën e Uhudit dhe tha: “Kjo është kodër që na do dhe e duam. O Allah, Ibrahimi e shenjtëroi Mekën, andaj edhe unë po shenjtëroj atë që ndodhet mes dy pllajave të saj (Medinës) .” Këtë e ka transmetuar edhe Abdullah ibn Zejdi nga Pejgamberi ﷺ.”