“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, cila xhami është ndërtuar e para në Tokë?” - “Xhamia e Shenjtë (Qabja) ” , - i tha Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cila? - “Xhamia e Aksasë” , - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Sa ishte diferenca kohore mes tyre? - “Dyzet vjet. Por, kudo që të zë namazi, falu, sepse vlera qëndron te vetë falja e namazit .””