“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Muhamed ibn Amër ibn Hazmi, e ky nga babai i tij, e ky nga Amër ibn Sulejm Zurekiu se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se sahabët e pyetën Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, si të bëjmë salavat për ty?” I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Thoni: “Allahume sali ala Muhamedin ve ezvaxhihi ve dhurrijetihi kema salejte ala ali Ibrahime, ve barik ala Muhamedin ve ezvaxhihi ve dhurrijetihi kema barekte ala ali Ibrahime, ineke Hamidun Mexhid (O Allah, dërgo salavat mbi Muhamedin, gratë dhe pasardhësit e tij, siç ke dërguar salavat mbi familjen e Ibrahimit, dhe bekoje Muhamedin, gratë dhe pasardhësit e tij, siç e ke bekuar familjen e Ibrahimit. Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar) !””