“Kajs ibn Hafsi dhe Musa ibn Ismaili na kanë thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Zijadi, e këtij i ka treguar Ebu Kurra, Muslim ibn Salim Hemdani, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Isai se Abdurrahman ibn Ebu Lejla tregon: “Kab ibn Uxhrai më takoi dhe më tha: “A dëshiron të të dhuroj diçka, që e kam dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ?” I thashë: “Po, ma dhuro.” Ai më tha: “E patëm pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, si të dërgojmë salavat mbi ju, mbi ehlu bejtin, sepse tanimë Allahu na ka mësuar si të dërgojmë selam. Ai tha: “Thoni: “Allahume sali ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema salejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime, ineke Hamidun Mexhid. Allahume barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime, ineke Hamidun Mexhid (O Allah, dërgo salavat mbi Muhamedin dhe familjen e tij, siç ke dërguar salavat mbi Ibrahimin dhe familjen e tij, Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar. O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar) !””