“Muhamed ibn Miskin Ebu Haseni na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hasan ibn Hajan Ebu Zekerija, e këtij i ka treguar Sulejmani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ zbriti në vendbanimin e Hixhrit (vendbanimi i popullit themud), në Betejën e Tebukut, i ndaloi ushtarët të pinë ujë në pusin e këtij vendi apo të nxjerrin ujë prej tij. Ata i thanë: “Tashmë kemi gatuar ushqim me atë ujë dhe kemi nxjerrë ujë nga aty.” Por, Pejgamberi ﷺ i urdhëroi të derdhin ushqimin e gatuar dhe ujin e nxjerrë nga aty. Po ashtu, transmetohet nga Sebra ibn Mabedi dhe Ebu Shumusi se Pejgamberi ﷺ urdhëroi që ushqimi të hidhet. Kurse Ebu Dherri transmeton nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: "Ai që ka përgatitur ushqim me ujin e tij.””