“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ushtria, së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ, ndaloi në trojet e popullit themud, në Hixhër, dhe nxori ujë nga puset e tyre, me të cilin zunë brumë. Por, i Dërguari i Allahut ﷺ i urdhëroi të derdhin ujin e nxjerrë nga puset e atij vendi dhe brumin e gatuar t'ua japin deveve. Ndërkaq, për të nxjerrë ujë i urdhëroi ta shfrytëzonin vetëm pusin nga i cili pinte ujë deveja (e Salihut). Transmetimin e Ubejdullahut e fuqizon Usame nga Nafiu.”