“Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kaloi pranë Hixhrit (vendbanimit të themudit) dhe tha: “Mos hyni në vendbanimet e zullumqarëve, përveçse duke qarë, në mënyrë që të mos ju godasë ajo që i ka goditur ata.” Pastaj e mbuloi fytyën teksa ishte mbi kafshë.”