“Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Kush është njeriu më i nderuar?” Ai iu përgjigj: “Më i devotshmi ndaj Allahut.” I thanë: “Nuk po pyesim për këtë.” Ai tha: “Atëherë, Jusufi, i dërguari i Allahut, i biri i të dërguarit të Allahut (Jakubit) , i biri i të dërguarit të Allahut (Is'hakut) , i biri i mikut të Allahut (Ibrahimit) .” I thanë: “As për këtë nuk po të pyesim.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Po më pyesni për rrënjët e arabëve? Njerëzit janë sikurse metalet: më i miri i njerëzve në injorancë është më i miri edhe në Islam, nëse e kupton fenë.” Muhamed ibn Selami më ka thënë: “Këtë na ka rrëfyer Abde nga Ubejdullahu, e ky nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””