“Bedel ibn Muhaberi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “Urdhëroje Ebu Bekrin t'u prijë njerëzve në namaz.” Ajo tha: “Ebu Bekri është shumë i ndjeshëm, andaj, kur të zëvendëson ty, dobësohet emocionalisht (dhe qan).” Ai e përsëriti kërkesën, e ajo ia ktheu të njëjtën përgjigje. Shuëbe thotë: “Herën e tretë ose të katërt, (pasi iu përgjigjën njëjtë) Pejgamberi ﷺ u tha: “Jeni bërë si gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ. Urdhërojeni Ebu Bekrin (t'ua falë namazin) !””