“Rebi ibn Jahja Basriu na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri, e ky nga Ebu Burde ibn Ebu Musai se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ iu rëndua sëmundja, tha: - “Thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz.” Aishja i tha: “Ebu Bekri është burrë kështu e ashtu (person i ndjeshëm).” Ai ia tha të njëjtën gjë, kurse Aishja ia ktheu të njëjtën përgjigje. Pejgamberi ﷺ në fund i tha: “Thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz! Jeni bërë sikurse gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ.” Kështu, Ebu Bekri u priu njerëzve në namaz duke qenë Pejgamberi ﷺ gjallë.””