“Abdullah ibn Muhamed ibn Esma, i biri i vëllait të Xhuvejriut, e këtij i ka treguar Xhuvejri ibn Esma, e ky nga Maliku, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi dhe Ebu Ubejdi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu e mëshiroftë Lutin, ai vërtet kishte mbështetjen e një përkrahësi të fortë (Allahut) . Sikur të qëndroja në burg aq sa ka qëndruar Jusufi dhe të më vinte thirrësi (për të dalë nga burgu) , do t'i përgjigjesha ofertës së tij.””