“Abdullah ibn Muhamed Xhufiu më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një ditë, teksa Ejubi ﷺ lahej i zhveshur, para tij ranë disa karkaleca të artë. Ejubi filloi t'i tubojë me dorë në rrobën e tij. Atëherë, Allahu e thirri: “O Ejub! A nuk të kam dhënë mjaftueshëm, që të mos kesh nevojë për këto që po sheh?” Ai tha: “Posi, o Zoti im, por nuk ngopem dot nga begatitë e Tua.””