“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky e ka dëgjuar Urven se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Duke i rrahur zemra pareshtur, i Dërguari i Allahut ﷺ u kthye te Hadixhja. Ajo e shoqëroi për te Veraka ibn Neufeli, i cili ishte bërë i krishterë (në periudhën paraislame) dhe njihte leximin e Inxhilit në arabisht.” Veraka i tha: “Çfarë ke parë?” Pasi Pejgamberi ﷺ i tregoi, Veraka tha: “Atë që ke parë është Namusi që Allahu e ka dërguar më parë te Musai ﷺ. Nëse jam gjallë ditën kur do të të dëbojnë, do të të ndihmoj fuqishëm.” (Buhariu ka thënë:) “Namusi është ai që i është besuar një e fshehtë, tek e cila nuk kanë qasje të tjerët.””