“Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e ky nga Enes ibn Maliku se Malik ibn Saësai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u rrëfeu për natën e Israsë dhe, kur kishte arritur në qiellin e pestë, e kishte takuar Harunin: “Xhibrili më tha: “Ky është Haruni, përshëndete!” Unë e përshëndeta dhe ai ma ktheu, pastaj më tha: “Mirë se vjen, o vëlla dhe pejgamber i mirë!” Transmetimin e Katades e fuqizon Thabiti dhe Abad ibn Ebu Aliu nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”