“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “ (Natën kur më ngritën në qiell) e pashë Musain ﷺ: një burrë i thatë e i gjatë, sikurse të ishte nga fisi shenue. Pastaj e pashë edhe Isain ﷺ: një burrë mesatar e i kuq, (i pastër) sikurse të kishte dalë nga banja. Ndërkaq, unë jam pasardhësi që më së shumti i përngjan Ibrahimit. Pastaj m'i sollën dy enë, në njërën kishte qumësht, kurse në tjetrën verë , dhe më thanë: “Pi në cilëndo që dëshiron.” Unë mora qumështin dhe e piva. Më thanë: “E zgjodhe natyrshmërinë. Sikur ta merrje verën, umeti yt do të devijonte.””