“Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Benu israilët janë urdhëruar me këto fjalë: “... duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna!...”, (Bekare, 58) por ata hynë (në qytet) zvarrë, të kthyer mbrapshtë, dhe fjalën “hitah" (falna mëkatet) e zëvendësuan me fjalën “hintah" (kokërr gruri) .””