“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ademi dhe Musai debatuan mes vete dhe Musai i tha: “Ti je Ademi, që të nxori mëkati yt prej Xhenetit!” Ademi ia ktheu: “Ndërsa ti je Musai, që Allahu të përzgjodhi me shpallje dhe të foli drejtpërdrejt, e pastaj po më fajëson mua për diçka që më është përcaktuar para se të krijohem.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha dy herë: “Ademi triumfoi kundrejt Musait.””