“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Dy burra u zunë mes vete: njëri musliman, tjetri hebre. Muslimani, teksa po betohej, tha: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Muhamedin ndër gjithë njerëzimin.” Hebreu tha: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Musain ndër gjithë njerëzimin.” Atëherë muslimani e ngriti dorën dhe i ra shuplakë fytyrës hebreut, kështu që hebreu shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe ia tregoi ngjarjen e tij me muslimanin. Më pas, Pejgamberi ﷺ tha: “Mos më mbivlerësoni kundrejt Musait, sepse në Ditën e Kiametit, kur njerëzve t'u bjerë të fikët, unë do të jem i pari që do të zgjohem. Atëherë do ta shoh Musain duke u mbajtur anash Arshit. Nuk di nëse edhe atij i ka rënë të fikët dhe është përmendur para meje apo është prej atyre ndaj të cilëve Allahu ka bërë përjashtim.””