“Jahja ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Meleku i Vdekjes u dërgua te Musai ﷺ dhe, me të shkuar tek ai, Musai e goditi me shuplakë. Meleku u kthye te Zoti i vet dhe i tha: “Më ke dërguar te një rob që nuk dëshiron të vdesë.” Allahu i Lartësuar i tha: “Kthehu tek ai dhe thuaji ta vendosë dorën mbi shpinën e një kau dhe, aq qime sa mbulon dora e tij, (do t'i dhuroj jetë shtesë) për secilën qime nga një vit.” - O Zot, e pastaj çfarë? - pyeti Musai. - Pastaj vdekje, - iu përgjigj Allahu Fuqiplotë. - Atëherë, të vdes tani, - tha Musai dhe i kërkoi Allahut t'ia mundësojë t'i afrohet Tokës së Shenjtë, sa një hedhje guri. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur të isha atje, do t'jua tregoja varrin e tij përskaj rrugës, te Kodrina e Kuqe.” Na ka rrëfyer Mameri nga Hemami, e këtij i ka treguar Ebu Hurejra nga Pejgamberi ﷺ ngjashëm.”