“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa po mblidhnim fruta të kebathit me të Dërguarin e Allahut ﷺ, ai tha: “Mblidhni këto të zezat, sepse janë më të mirat.” Të pranishmit pyetën: “Vallë, ke qenë bari delesh?” Pejgamberi ﷺ u tha: “A ka ndonjë pejgamber që nuk ka qenë bari?””