“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Ditën e Hunejnit), kur Pejgamberi ﷺ shpërndau plaçkën e luftës, një burrë tha: “Nuk është synuar kënaqësia e Allahut me ndarjen e kësaj preje.” Unë shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova. Ai u zemërua aq shumë, saqë zemërimi i vërehej edhe në fytyrë, pastaj tha: “Allahu e mëshiroftë Musain! Është fyer edhe më rëndë se kaq, por ka duruar.””