“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Davudit ﷺ i ishte lehtësuar leximi i Librit të Shenjtë, andaj, kur urdhëronte t'i shaloheshin kafshët, teksa priste, e lexonte Librin e Shenjtë. Ai ushqehej vetëm me atë që e fitonte përmes punës së vet.” Këtë e transmeton edhe Musa ibn Ukbe nga Safvani, e ky nga Ata ibn Jesari, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”