“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i kishin treguar se unë kisha thënë: “Betohem në Allahun se, sa të jem gjallë, do të agjëroj çdo ditë dhe do të falem gjatë gjithë natës.” I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Ti je ai që po thotë: “Betohem në Allahun se, sa të jem gjallë, do të agjëroj çdo ditë dhe do të falem gjatë gjithë natës?” I thashë: “Po, ashtu kam thënë.” Ai më tha: “Nuk do të mund ta arrish këtë, kështu që agjëro (ndonjëherë) dhe ha (ndonjëherë) , falu (natën) dhe fli. Për çdo muaj agjëro nga tri ditë, sepse vepra e mirë dhjetëfishohet. Kjo të llogaritet si të kesh agjëruar tërë vitin.” Unë i thashë: “Unë mundem edhe më shumë se kaq, o i Dërguari i Allahut.” Ai më tha: “Atëherë, agjëro një ditë, e dy të tjera ha.” I thashë: “Mundem edhe më shumë se kaq.” Ai tha: “Pra, një ditë agjëro, një ditë ha, ky është agjërimi i Davudit dhe agjërimi më i mirë.” I thashë: “Unë mundem edhe më mirë, o i Dërguari i Allahut.” Ai më tha: “Nuk ka më mirë se kjo.””