“Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Misari, e këtij i ka treguar Habib ibn Ebu Thabiti, e ky nga Ebu Abasi se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më ka thënë: “Sikur kam dëgjuar që u falke natën dhe agjëruake ditën?” Ithashë: “Po.” Ai më tha: “Nëse vepron kështu, do të të dobësohen sytë e do të të lodhet trupi, andaj, agjëro nga tri ditë prej çdo muaji, gjë e cila të llogaritet sikur të agjërosh tërë kohën.” Unë i thashë: “Por, unë mundem edhe më shumë.” Ai më tha: “Atëherë pra, agjëro sikurse Davudi ﷺ. Ai, një ditë agjëronte, një ditë hante dhe, kur përballej me armikun, nuk ikte.””