“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Amër ibn Evs Thekafiu se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë: “Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Davudit, i cili, një ditë agjëronte, një ditë hante. Dhe, namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Davudit ﷺ, i cili flinte gjysmën e natës, pastaj falej një të tretën dhe flinte një të gjashtën.””