“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sehël ibn Jusufi, e ky e ka dëgjuar Avamin se Muxhahidi tregon: “Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i thashë: “A ka sexhde leximi në suren Sad?” Ai i lexoi ajetet: “Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin. Që të dy këta i udhëzuam në rrugën e drejtë, ashtu siç patëm udhëzuar më parë Nuhun. Ndër pasardhësit e tij Ne udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë punëmirët. Ne udhëzuam edhe Zekerijain, Jahjain, Isain, Iljasin - të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë. Po ashtu, udhëzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritëm mbi të gjithë njerëzit. Ne zgjodhëm dhe udhëzuam në rrugë të drejtë edhe disa nga paraardhësit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre. Ky është udhëzimi i Allahut, të cilin Ai ia jep kujt të dojë nga robërit e Vet. Por, nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t'u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë. Këta janë ata që u kemi dhënë Librin, Urtësinë dhe pejgamberinë. E, nëse ata (banorët e Mekës) i mohojnë këto, Ne do t'ia besojmë një populli tjetër që nuk do t'i mohojë. Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre...” (Enam, 84-90) dhe tha: “Edhe Pejgamberi juaj ﷺ ishte urdhëruar t'i pasonte ata.””