“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dje, m'u shfaq një ifrit xhin, i cili donte të ma ndërpriste namazin, por Allahu ma mundësoi ta mbërtheja. Desha ta lidhja në një shtyllë të xhamisë, që të mund ta shihnit të gjithë, mirëpo m'u kujtua lutja e vëllait tim, Sulejmanit: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush pas meje!” , (Sad, 35) prandaj e lëshova të poshtëruar. ” Ifrit: një i rebeluar nga njerëzit ose xhinët.”