“Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sulejmani, i biri Davudit ﷺ, ka thënë: “Sonte, do të bëj marrëdhënie me shtatëdhjetë gra, që secila të më lindë nga një kalorës që do të luftojë në rrugën e Allahut.” Shoqëruesi i vet i tha: " (Thuaj) inshallah (vetëm nëse Allahu do) !” Por, ai nuk tha. Kështu, asnjëra prej grave nuk mbeti shtatzënë, përveç njërës, e cila lindi një gjysmë njeriu. Sikur të kishte thënë “inshallah”, të gjithë (bijtë e tij) do të luftonin në rrugën e Allahut (si kalorës) .” Shuajbi dhe Ibn Ebu Zinadi na kanë thënë: "nëntëdhjetë" , - dhe kjo është më e sakta.”