“Omer ibn Hafsi më ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, cila xhami është ndërtuar e para?” - “Xhamia e Shenjtë (Qabja) ” , - i tha Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cila? - “Xhamia e Aksasë” , - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Sa kishte diferencë kohore mes tyre? - “Dyzet (vjet) ” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj tha: “Kudo që të zë namazi, falu, sepse vetë toka është xhami për ty.””