“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur zbriti ajeti: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtarie)...”, (Enam, 82) shokët e Pejgamberit ﷺ thanë: “Po cili prej nesh nuk e ka molepsur besimin e tij me padrejtësi?” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Mos i bëj shirk Allahut! Me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe.” (Lukman, 13)”