“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Isa ibn Junusi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur zbriti ajeti: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtarie)...”, (Enam, 82) muslimanëve u erdhi rëndë, andaj thanë: “O i Dërguari i Allahut, po cili prej nesh nuk i bën padrejtësi vetes?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Nuk është ashtu si po mendoni. Fjala është për shirkun. A nuk e keni dëgjuar çfarë i ka thënë Lukmani birit të vet, teksa e këshillonte: “O biri im, mos i bëj shirk Allahut! Me të vërtetë, shirku është padrejtësia më e madhe.” ?” (Lukman, 13)”