“Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemam ibn Jahjai, e këtij i ka treguar Katadja, e ky nga Enes ibn Maliku se Malik ibn Saësai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ u rrëfeu atyre për natën e Israsë dhe tha: “Pastaj shkuam në qiellin e dytë dhe Xhibrili kërkoi leje për të hyrë. Aty na thanë: “Kush është?” - Xhibrili, - iu përgjigj Xhibrili ﷺ. - E kush është me ty? - pyeti roja. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - tha roja. - Po, - iu përgjigj Xhibrili. Pasi na lanë të hyjmë, e takova Jahjain dhe Isain ﷺ, të cilët ishin djem tezesh. Xhibrili më tha: “Ky është Jahjai dhe Isai, përshëndeti me selam!” Ata ma kthyen selamin dhe më thanë: “Mirë se ke ardhur, o vëlla e pejgamber i mirë!””