“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Të gjithë bijtë e Ademit, kur lindin, shejtani i prek, gjë që i bën të qajnë, përveç Merjemes dhe birit të saj.” Pastaj Ebu Hurejra lexoi: “... dhe kërkoj mbrojtjen Tënde për të dhe pasardhësit e saj nga shejtani i mallkuar .” (Ali Imran, 36)”