“Ibn Vehbiu na ka thënë: Më ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Gratë më të mira ndër ato që mund t'i ngasin devetë janë gratë kurejshe, janë më të buta për fëmijët dhe më të kujdesshmet për pasurinë e burrit.” Pas kësaj, Ebu Hurejra tha: “Merjemja, e bija e Imranit, asnjëherë nuk ka hipur në deve.” (Transmetimin e) Junusit e fuqizon i biri i vëllait të Zuhriut dhe Is'hak Kelbiu nga Zuhriu.”