“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e ky nga Evzaiu, e këtij i ka treguar Umejr ibn Hani, e këtij i ka treguar Xhunade ibn Ebu Umeje se Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atë që dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut, se Isai është i dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij të cilën ia drejtoi Merjemes e shpirt (i krijuar) prej Tij dhe se Xheneti e Xhehenemi ekzistojnë, Allahu do ta fusë në Xhenet, me ato vepra që ka.” Velidi na ka thënë: “Më ka treguar i biri i Xhabirit, e ky nga Umejri, e ky nga Xhunade, duke shtuar se: “... Allahu do ta fusë nga cilado portë prej tetë portave të Xhenetit që dëshiron.””