“Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri. [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Natën kur më ngritën në qiell, takova Musain ﷺ, - duke e përshkruar tha : - një burrë, - kujtoj se ka thënë: - i thatë, i gjatë e flokë kaçurrel, sikurse të ishte nga fisi shenue. Pastaj e pashë edhe Isain ﷺ, - Pejgamberi ﷺ duke e përshkruar tha: - një burrë mesatar e i kuq, (i pastër) sikurse të kishte dalë nga banja. Po ashtu, e pashë edhe Ibrahimin, të cilit, prej pasardhësve të tij, më së shumti i ngjaja unë. Pastaj m'i sollën dy enë, në njërën kishte qumësht, kurse në tjetrën verë dhe më thanë: “Merre cilën të dëshirosh.” Unë mora qumështin dhe e piva. Më thanë: “U udhëzove në natyrshmëri, - ose ka thënë: "E zgjodhe natyrshmërinë. - Sikur ta merrje verën, umeti yt do të devijonte.””