“Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë jam më parësori i njerëzve për Isain, të birin e Merjemes, në këtë botë dhe në tjetrën. Pejgamberët janë bij të një babai të përbashkët e të nënave të ndryshme (rregullat sheriatike i kanë të ndryshme), kurse fenë e kanë të përbashkët.” Ibrahim ibn Tahmani transmeton nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Safvan ibn Sulejmi, e ky nga Ata ibn Jesari, e ky nga Ebu Hurejra se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë...””