“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Isai pa një burrë duke vjedhur, të cilit i tha: “Vallë, vodhe?” Ai iu përgjigj: “Assesi, betohem në Allahun, përveç të Cilit s'ka të adhuruar të denjë!” Isai tha: “Po e besoj Allahun e po përgënjeshtroj sytë e mi.””