“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Salih ibn Haji se: një burrë nga banorët e Horasanit e ka pyetur Shabiun, e këtij i ka rrëfyer Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Personi që e edukon dhe e mëson robëreshën në formën më të mirë e pastaj e liron dhe martohet me të, shpërblehet dy herë; personi që ka besuar Isain ﷺ, pastaj më ka besuar mua, shpërblehet dy herë; si dhe robi që i druhet Zotit të vet dhe i bindet pronarit të vet, shpërblehet dy herë.””