“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Mugire ibn Numani, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të ringjalleni këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet.” Pastaj lexoi ajetin: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë”, (Enbija, 104) pastaj vazhdoi: “Të parit që do t'i vishen rrobat do të jetë Ibrahimi. Disa shokë të mi (ose pjesëtarë të umetit tim) do të rrëmbehen nga e djathta dhe e majta, kurse unë do të them: “Shokët e mi!” Por, më thonë: “Qëkurse je ndarë prej tyre, këta (të rrëmbyerit) janë kthyer në injorancë.” Atëherë, unë do të them ashtu si ka thënë robi i mbarë, Isai, i biri Merjemes ﷺ: “Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata, robërit e Tu janë, e, nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Maide, 117-118) Muhamed ibn Jusufi transmeton se është përmendur nga Ebu Abdullahu se Kabisa ka thënë: “Është fjala për renegatët e kohës së Ebu Bekrit, të cilët i pati luftuar Ebu Bekri.””