“Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahimi: Na ka treguar babai im, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se Isai, i biri Merjemes, do të zbresë mes jush dhe do të gjykojë me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të rrjedhë aq shumë, saqë askush nuk do ta pranojë, madje një sexhde do ta ketë vlerën më të madhe se tërë dynjaja dhe çfarë ka në të.” Pastaj Ebu Hurejra thoshte: “Nëse doni, lexojeni ajetin: “Të gjithë ithtarët e Librit do t'i besojnë Isait para se ai të vdesë dhe, në Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre.” (Nisa, 159)”