“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Furat Kazazi se Ebu Hazimi tregon: “E kam shoqëruar Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) pesë vjet me radhë dhe e kam dëgjuar të transmetojë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në vazhdimësi benu israilët udhëhiqeshin nga pejgamberët. Sa herë që vdiste një pejgamber, vinte një tjetër. Ndërkaq, pas meje nuk ka më pejgamber, por do të ketë halifë të shumtë.” Të pranishmit i thanë: “E çfarë po na urdhëron të bëjmë?” Ai u tha: “Qëndroni besnikë besës ndaj secilit me radhë dhe respektojini të drejtat e tyre, sepse Allahu do t'i marrë ata në pyetje për gjendjen e atyre që ua ka lënë nën pushtet.””