“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do t'i pasoni traditat e popujve para jush, pëllëmbë për pëllëmbe, hap pas hapi. Madje, sikur ata të hynin në vrimë të zvarranikut, ju do t'i pasonit.” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, e ke fjalën për hebrenjtë dhe të krishterët?” Ai tha: “E për kë tjetër?””