“Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se (kur kishin dashur të vendosnin për thirrjen e namazit) kishin propozuar ta përdornin zjarrin dhe kambanën, por u ishin kujtuar hebrenjtë dhe të krishterët. Pastaj, Bilali ishte urdhëruar për ta thirrur ezanin, duke i përsëritur fjalët në çift (nga dy herë) dhe ikametin duke i thënë fjalët në tek (nga një herë).”