“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kohëqëndrimi juaj në këtë botë, në raport me popujt e tjerë para jush, është sikurse koha mes ikindisë dhe perëndimit të diellit. Ju në raport me hebrenjtë dhe të krishterët i shëmbëlleni dikujt që ka punësuar disa punëtorë dhe u ka thënë: “Kush më kryen një punë deri në mesditë në këmbim të një kirati?” Hebrenjtë punuan deri në mesditë dhe u shpërblyen me nga një kirat. Pastaj tha: “Kush më kryen një punë nga mesdita deri në ikindi për një kirat?” Kështu, të krishterët punuan nga mesdita deri në ikindi dhe u shpërblyen me nga një kirat. Pastaj tha: “Kush më kryen një punë nga ikindia deri në perëndim të diellit në këmbim të dy kiratëve?” Pra, ju jeni ata që punojnë nga ikindia deri në perëndim të diellit dhe juve ju përket shpërblimi dyfish. Por, hebrenjtë dhe të krishterët u hidhëruan dhe thanë: - Ne punuam më shumë e shpërblehemi më pak! - Vallë, mos ju kam bërë padrejtësi sa i përket shpërblimit tuaj? - u thotë Allahu Fuqiplotë. - Jo, - thonë ata. - E po, kjo është mirësia Ime, ia jap kujt të dua, - u thotë Allahu.””