“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri (dëgjoi se filani shiti alkool dhe) tha: “Allahu e vraftë filanin! A nuk e di ai se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë! Allahu ua ka ndaluar dhjamin, ata e shkrinin, pastaj e shitnin.” Transmetimin e Tavusit e fuqizon Xhabiri dhe Ebu Hurejra nga Pejgamberi ﷺ.”