“Muhamedi më ka thënë: Më ka treguar Haxhaxhi, e këtij i ka treguar Xheriri se Haseni tregon: “Në këtë xhami, Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na ka treguar, ndërkohë as kemi harruar, as frikësohemi se ai gënjen ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke thënë: “Në popujt para jush, një njeri kishte plagë (të mëdha) , i kapluar nga frika mori një thikë, i preu damarët e dorës dhe, nga gjakderdhja e madhe, vdiq, e në atë rast Allahu tha: “ Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij , andaj ia ndalova Xhenetin.””