“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Humejd ibn Abdurrahmani tregon se, në haxh, e ka dëgjuar Muavi ibn Ebu Sufjanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili, duke qenë në minber, mori një tufë flokësh (parukë) nga duart e një rojtari dhe tha: “O banorë të Medinës, ku janë dijetarët tuaj? Unë e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ndalojë veprimin e këtillë (përdorimin e parukës) dhe të thotë: “Benu israilët janë shkatërruar kur gratë e tyre filluan ta veprojnë këtë gjë.””